“Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu deshi t'i sprovojë tre persona nga radhët e benu israilëve. Kështu, u dërgoi një melek, i cili shkoi te zgjebaniku dhe i tha: “Kam mbetur në rrugë. Sot nuk kam kujt t'i kërkoj ndihmë përveç Allahut, pastaj ty” - dhe e përmendi hadithin 1 deri në fund.”