“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Asim Ahveli, e ky e ka dëgjuar Ebu Othmanin se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se njëra nga bijat e Pejgamberit ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur, ndërkohë ai ishte me Usame ibn Zejdin, Sadin dhe Ubejin. Ajo i çoi fjalë: “Djali im është në prag të vdekjes, andaj eja!” Mirëpo, Pejgamberi ﷺ i dërgoi selam dhe i tha: “Allahut i takon ajo që ka marrë e që ka dhënë dhe çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Andaj, le të bëjë durim dhe le ta shpresojë shpërblimin.” Herën e dytë ajo i dërgoi dikë duke iu betuar (që të shkonte). Kështu, edhe ne u nisëm me Pejgamberin ﷺ. Posa u ul, ia afruan fëmijën e ai e vendosi në prehër, ndërkohë fëmija po gërhiste. Të Dërguarit të Allahut ﷺ i rrodhën sytë lot, e në atë rast Sadi i tha: “Ç'është kjo, o i Dërguari i Allahut?” Ai ia ktheu: “Kjo është mëshirë që Allahu e vendos në zemrat e atyre që do nga robërit e Tij. Ndër robërit e Tij, Allahu i mëshiron të mëshirshmit.””