“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u pyet: “Cilët janë njerëzit më të mirë?” Ai tha: “Gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre. Më pas do të vijnë gjenerata që nxitojnë në dëshmi dhe betime.” Ibrahim Nehaiu ka thënë: “Kur ishim të vegjël, paraardhësit tanë na ndalonin të betoheshim ose të jepnim fjalën (me betim).””