“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Abdulaziz ibn Rufeji, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: - E kam bërë tavafin e haxhit para se t'i gjuaj guralecët. - “S'ka gjë” , - tha Pejgamberi ﷺ. - Unë e kam rruar kokën para se ta ther kurbanin, - tha një tjetër. - “S'ka gjë.” - Kam therur kurban para se t'i gjuaj guralecët, - tha tjetri. - “S'ka gjë” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”