“Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, kur idhujtarët u mposhtën dukshëm, Iblisi kishte thirrur: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe u përballën me të fundit. Hudhejfe ibn Jemani, duke shikuar, pa babanë e vet dhe thirri: “Babai im! Babai im!” Por, për Allahun, ata nuk u ndalën derisa e vranë. Më pas, Hudhejfe pati thënë: “Allahu ju faltë!” Urve ka thënë: “Betohem në Allahun se Hudhejfe vazhdonte të bënte lutje dhe të kërkonte falje për atë që ia vrau babanë gabimisht, deri në vdekje.””