“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ na e fali namazin e drekës dhe, pas dy rekatesh, u ngrit në këmbë, pa qëndruar ulur (në uljen e parë). Ai e vazhdoi namazin dhe, kur e mbaroi atë, njerëzit pritën të japë selam, por ai bëri tekbir dhe ra në sexhde para se të japë selam. Pastaj e ngriti kokën, bëri tekbir dhe ra në sexhde për së dyti, pastaj e ngriti kokën dhe dha selam.””