“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ (Allahu thotë:) Zotimi nuk i sjell birit të Ademit diçka që nuk i është caktuar, porse zotimi e shpie në atë që i është caktuar që më parë. Kështu, nëpërmjet zotimit, Allahu nxjerr diçka (lëmoshë a diçka të tillë) prej koprracit, e në atë rast ai jep atë që më parë nuk e jepte.””