“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Humejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një person, të cilin dy bijtë e vet e mbanin për krahësh teksa ecte, e në atë rast tha: “Allahu nuk ka nevojë për torturën që ky ia bën vetes.” Fezariu ka transmetuar nga Humejdi se ka thënë: “Më ka treguar Thabiti nga Enesi.””