“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte, pa një burrë tek qëndronte në këmbë. Pyeti për të dhe i thanë se ai është Ebu Israili, është zotuar se do të qëndrojë në këmbë e të mos ulet, të mos hyjë nën hije, të mos flasë e, ndërkohë, të agjërojë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Thuaji le të flasë, le të hyjë nën hije, le të ulet dhe le ta vazhdojë agjërimin.” Abdulvehabi ka thënë: “Na ka treguar Ejubi nga Ikrime, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””