“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: “Afrohu (të të shoh) !” Kur iu afrova, më pyeti: - “Po të mundojnë morrat, vallë?” - Po, - ia ktheva. Atëherë m'u drejtua: “ (Rruaje kokën dhe) Shpaguaje këtë me agjërim, ose me lëmoshë, ose me kurban.” Ibn Avniu më ka rrëfyer nga Ejubi se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... agjërimi është tri ditë, kurbani është një dele dhe të varfrit janë gjashtë.””