“Mundhir ibn Velid Xhuvejriu na ka thënë: Na ka treguar Selm Ebu Kutejbe, e këtij i ka treguar Maliku se Nafiu tregon: “Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e jepte zekatin e fitrit me mud të Pejgamberit ﷺ, ashtu siç ka qenë në fillim, e edhe për shpagim të betimit e përdorte mudin e Pejgamberit ﷺ.” Ebu Kutejbe tregon: “Maliku na ka thënë: “Mudi ynë është më i madh (në bereqet) se mudi juaj, ndërsa ne konsiderojmë se vetëm mudi i Pejgamberit ﷺ ka vlerë.” Po ashtu, Maliku më ka thënë: “Nëse ju vjen një udhëheqës dhe ju cakton një mud më të vogël se mudi i Pejgamberit ﷺ, cilin do ta përdornit?” - Do ta përdornim mudin e Pejgamberit ﷺ, - tha Ebu Kutejbe. - E sheh? Çështja sërish kthehet te mudi i Pejgamberit ﷺ, - tha Maliku.””