“Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, tregon se Ebu Bekri u tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka . Ajo është pasuri prej së cilës do të ushqehen vetëm familja e Muhamedit.” Ebu Bekri tha: “Betohem në Allahun se, atë që e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e bërë, as unë nuk e lë pa bërë.” Qysh atëherë, Fatimja e bojkotoi Ebu Bekrin dhe nuk i foli derisa ndërroi jetë.””