“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë jam më parësor për besimtarët sesa ata për veten e tyre. Andaj, nëse vdes një besimtar, duke lënë pas vetes ndonjë borxh, ndërkohë nuk ka lënë asgjë për ta paguar, mua më takon t'ia kryej borxhin. E, kush lë pasuri, ajo u takon trashëgimtarëve të tij.””