“Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Husajni, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë jam më parësor për besimtarët sesa ata për veten e tyre. Rrjedhimisht, nëse ndonjëri vdes dhe lë pasuri, e trashëgojnë të afërmit, ndërkaq, nëse lë fëmijë (nevojtarë) ose dikë të humbur, unë jam kujdestar i tij, andaj më lajmëroni mua.””