“Is'hak ibn Ibrahimi më ka treguar: I kam thënë Ebu Usames: Ju ka treguar Idrisi, e këtij i ka treguar Talhai, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)..., ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje...”, (Nisa, 33) ka thënë: “Kur muhaxhirët erdhën në Medinë, i trashëgonin ensarët pa pasur lidhje gjaku, për shkak të lidhjes vëllazërore që Pejgamberi ﷺ kishte bërë mes tyre.” Kur zbriti ajeti: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)...”, (Nisa, 33) e shfuqizoi dispozitën e trashëgimisë vëllazërore të përmendur në ajetin: “...ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje...” (Nisa, 33)”