“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Utbe e porositi vëllanë e vet, Sad ibn Ebu Vekasin: “Djali i robëreshës së Zemës është imi, andaj ta marrësh.” Kështu, vitin e Çlirimit (të Mekës) Sadi shkoi për ta marrë dhe tha: “Ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr.” Por, Abd ibn Zema tha: “Ky është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e tij (babait tim).” Rrjedhimisht, shkuan te Pejgamberi ﷺ, e në atë rast Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr. - Është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e tij, - tha Abd ibn Zema. - “Është yti, o Abd ibn Zema! Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë” , - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj Sevdë bint Zemës i tha: “Mbulohu prej tij.” Kjo, për shkak të ngjashmërisë me Utben. Ky fëmijë kurrë më nuk e pa Sevdën, deri në vdekje.””