“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuajmanin ose Ibn Nuajmanin e sollën të dehur. Kështu, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi ata që ishin në shtëpi ta rrihnin (ndëshkonin). Unë isha në mesin e atyre që e rrahën me sandale.””