“Ali ibn Abdullah ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e këtij i ka treguar Ibn Hadi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberit ﷺ i sollën një burrë të dehur, e në atë rast ai urdhëroi që ta rrahin (ta ndëshkojnë). Andaj, prej nesh kishte të atillë që e goditën me dorë, ca me sandale e ca të tjerë me rrobën e tyre. Kur u ngrit për të shkuar, dikush prej të pranishmëve tha: “Ç'është puna e këtij?! Allahu e poshtëroftë!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos i ndihmoni shejtanit kundër vëllait tuaj!””