“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Dora e hajdutit nuk pritej për diçka më të vogël se një mburojë, vlera e së cilës çmohej.” Vekiu dhe Ibn Idrisi e kanë transmetuar nga Hishami, e ky nga babai i tij me zinxhir të shkëputur (mursel).”