“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Abdullah ibn Omerit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka zbatuar prerjen e dorës së vjedhësit të një mburoje, e cila kishte vlerën e tre dërhemëve. Këtë transmetim e fuqizon Muhamed ibn Is'haku, ndërkohë Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Abdullahu ka thënë): “... sa vlera e saj (mburojës).””