“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka zbatuar prerjen e dorës për vjedhësin e një mburoje që kishte vlerë tre dërhemë.” Këtë transmetim e fuqizon Muhamed ibn Is'haku, ndërkohë Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Abdullahu ka thënë): “... sa vlera e saj (mburojës).””