“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Tij: 1. Prijësin e drejtë; 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun; 3. Personin i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë; 4. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë; 5. Dy persona që duhen mes vete për Allahun; 6. Personin që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut"; 7. Atë që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.””