“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e këta nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “Cili është mëkati më i rëndë?” Ai tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: “Pastaj cili?” Ai tha: “Ta vrasësh fëmijën tënd, nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” Thashë: “Pastaj cili?” Ai tha: “Të bëhet zina me gruan e fqinjit.” Jahjai ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Vasili nga Ebu Vaili, e ky nga Abdullahu se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i Allahut...”, njëjtë. Amri ka thënë: “Këtë ia përmenda Abdurrahmanit, i cili na pat treguar nga Sufjani, e ky nga Ameshi, Mensuri dhe Vasili, nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera se ka thënë: “Lëre, lëre.””