“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit eslem erdhi te Pejgamberi ﷺ, i tregoi se ka bërë zina dhe dëshmoi ndaj vetvetes katër herë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që të gurëzohet. Kjo, se ai ishte i martuar.””