“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u grindën Sadi dhe Ibn Zema (për atësinë e një fëmije), Pejgamberi ﷺ u tha: “Të takon ty, o Abd ibn Zema! Fëmija i takon shtratit legjitim. Mbulohu prej tij, oj Sevdë (e bija e Zemës) !” Kutejbe duke transmetuar nga Lejthiu shton: “(Pejgamberi ﷺ ka thënë:) “Zinaqarit nuk i përket asgjë.””