“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Hamza ibn Abdullahu se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ iu rëndua sëmundja, e pyetën rreth namazit (kush t'u prijë njerëzve), e ai u tha: - “Urdhërojeni Ebu Bekrin t'ua falë namazin njerëzve.” - Ebu Bekri është person i ndjeshëm, sa herë që këndon Kuran, e kaplon të qarët, - i tha Aishja. - “Urdhërojeni atë t'ua falë namazin!” - tha Pejgamberi ﷺ. Por ajo sërish ia përsëriti të njëjtat fjalë. - “Thoni atij t'ua falë namazin. Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ!” - tha Pejgamberi ﷺ.” Transmetimin e Zuhriut e përforcojnë Zubejdiu, i biri i vëllait të Zuhriut dhe Is'hak ibn Jahja Kelbiu. Ukajli dhe Mameri transmetojnë nga Zuhriu, e ky nga Hamza, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”