“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i të rinjve vajtëm te Pejgamberi ﷺ dhe qëndruam përafërsisht njëzet net. Ai ishte i mëshirshëm, andaj na tha: “Sikur të ktheheshit në vendin tuaj dhe t'i mësonit (njerëzit) . Urdhërojini ta falin këtë namaz në këtë kohë dhe atë namaz në atë kohë. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndonjëri prej jush dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri prej jush.””