“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Ibn Ebu Numi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “E kam dëgjuar Ebu Kasimin ﷺ duke thënë: “Ai që shpif për robin e tij, i cili në fakt është i pastër nga ajo shpifje, në Ditën e Gjykimit do të kamxhikohet, përveç nëse ajo që ka thënë është e vërtetë.””