“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut! Cili është mëkati më i madh tek Allahu? - “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë Ai të ka krijuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cili? - pyeti ai. - “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” - Pastaj cili? - “Të bëhet imoralitet me gruan e fqinjit.” Pastaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin miratues të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë zina. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. ” (Furkan, 68)”