“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte në sëmundjen e vdekjes, i dhamë ilaç me imponim (në qoshe të gojës) . Ai na thoshte: “Mos më jepni ilaç!” Ne thoshim: “ Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u kthjell , na tha: “Askush prej jush të mos mbetet pa marrë ilaç në këtë formë , përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!””