“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ky dhe ky janë të barabartë (në shpagim) .” Pra, gishti i vogël me të madhin. Muhamed ibn Beshari na ka thënë: “Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë...” dhe përmendi fjalë të ngjashme.””