“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Mutarrifi, e ky e ka dëgjuar Shabiun se Ebu Xhuhajfe tregon se e ka pyetur Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ) krahas Librit të Allahut?” E tjetër herë ka thënë: “Diçka që nuk e kanë njerëzit?” Ai iu përgjigj: “Betohem në Atë që e bën farën të mbijë dhe që ka krijuar njerëzimin se nuk kemi diçka tjetër përveç asaj që është në Kuran, ose të kuptuarit e Kuranit që i jepet ndokujt, si dhe përmbajtjes së kësaj fletushke.” - Po çfarë ka në këtë fletushkë? - e pyeta. - Rregullat se kur farefisi i dorasit obligohen të shpaguajnë gjakun, lirimi i robit dhe norma se muslimani nuk mbytet për jobesimtarin, - m'u përgjigj Aliu.””