“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi...” , (Enam, 82) muslimanëve u erdhi rëndë, andaj thanë: “Po cili prej nesh nuk e moleps besimin me padrejtësi?” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk është ashtu si po mendoni. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Lukmanit: “... Shirku është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13) ?””