“Muhamed ibn Husejn ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shejbani, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, cilat janë mëkatet e mëdha?” - “T'i bëhet ortak Allahut”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cili? - “Pastaj, mosrespektimi i prindërve.” - Pastaj? - “Betimi i rrejshëm.” Firasi e pyeti Shabiun: “Çfarë nënkupton betimi i rrejshëm?” - Ai që, me gënjeshtra, ia rrëmben pasurinë muslimanit, - tha Shabiu.””