“Ebu Hurejra tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit. Zekati është obligim i pasurisë. Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin qoftë dhe një qengj të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies.” Më vonë, Omeri pati thënë: “Betohem në Allahun se, pa kaluar shumë kohë, kuptova se Allahu ia kishte hapur zemrën Ebu Bekrit (duke e udhëzuar) për luftë dhe kuptova se kjo është e vërteta.””