“Ebu Nuajmi na ka transmetuar nga Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup hebrenjsh i kërkuan leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë dhe i thanë: “Esamu alejke (Vdekja qoftë mbi ty)!” Atëherë u thashë: “Edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi!” Pejgamberi ﷺ më tha: “Oj Aishe! Vërtet Allahu është i Butë dhe e do butësinë në çdo gjë.” I thashë: “A nuk i dëgjove çfarë thanë?” Pejgamberi ﷺ më tha: “Ua thashë unë: “Ve alejkum (edhe mbi ju qoftë) !””