“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin se Muhamed ibn Ibrahimi tregon se Ebu Seleme dhe Ata ibn Jesari shkuan tek Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyetën për harurasit nëse kishte dëgjuar diçka prej Pejgamberit ﷺ rreth tyre. Ai u tha: “Nuk e di cilët janë harurasit, por e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Në këtë umet do të paraqiten disa njerëz, përballë namazit të të cilëve ju do ta përbuzni namazin tuaj, e lexojnë Kuranin, porse nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre, dalin nga feja ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut, saqë, kur shigjetari shikon në majën e shigjetës dhe fundin e saj, çuditet me kokën e shigjetës sesi nuk është përgjakur fare.””