“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Hilal ibn Usame, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në namaz lutej: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian, Seleme ibn Hishamin dhe Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoji të gjithë besimtarët e dobët! O Allah, vështirësojua gjendjen fisit mudar dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!””