“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Ebu Amër Dhekvani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a duhet të pyeten femrat për martesën e tyre?” - “Po”, - tha ai. - Por, kur beqarja pyetet, turpërohet, andaj hesht, - i thashë. - “Heshtja e saj aludon në pëlqimin e saj” , - tha Pejgamberi ﷺ.””