“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë kur bën padrejtësi, qoftë kur i bëhet padrejtësi.” - O i Dërguari i Allahut, është e qartë se duhet ta ndihmojmë kur i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmojmë kur ai bën padrejtësi? - pyeti dikush. - “Duke e ndalur - ose ka thënë: penguar - nga të bërët padrejtësi, kjo është ndihma që i bëhet tij”, - tha Pejgamberi ﷺ.”