“Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse pronari i deveve nuk e jep zekatin e tyre, në Ditën e Gjykimit do t'i vërsulen dhe do t'ia shkelin fytyrën me thundra.” Buhariu shton: “Përkundër kësaj, disa prapë thonë se, nëse një pronar devesh, nga frika se do t'i obligohet zekati, i ndërron ato me deve të tjera të së njëjtës vlerë, ose me dele a lopë, ose i shet me dërhemë dhe bën hile për t'i shpëtuar zekatit, qoftë dhe për një ditë, nuk detyrohet asgjë.” Ndërkaq, në anën tjetër, të njëjtët thonë: “I lejohet të japë zekatin e deveve para se të mbushet viti për një ose gjashtë ditë.””