“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Haseni dhe Abdullahu, të dy bijtë e Muhamed ibn Aliut se Muhamed ibn Aliu tregon se dikush i tha Aliut: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lejon kurorëzimin mut'a.” Aliu ia ktheu: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar atë në ditën e Hajberit, ku e ka ndaluar edhe ngrënien e mishit të gomarit.” Buhariu ka thënë: “Disa thonë se, nëse personi bën hile dhe lidh martesë të llojit mut'a, martesa e tillë është e pavlefshme.” Ndërkaq, disa të tjerë thonë se kurorëzimi është i vlefshëm, ndërsa kushti është i refuzuar.”