“Muhamed ibn Kethiri transmeton nga Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë jam njeri (si ju, nuk e di të fshehtën) dhe ka raste kur ju kërkoni të gjykoj në zënkat tuaja. Dikush mund të jetë më orator në argumentim se tjetri, andaj mund të gjykoj në favor të tij, për shkak të asaj që më tregon. Por, nëse gjykoj në favor të dikujt, duke i shkelur të drejtën vëllait të tij, të mos pranojë, sepse jam duke i dhuruar një copë zjarri.””