“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk kurorëzohet e veja pa urdhrin e saj dhe nuk kurorëzohet beqarja pa lejen e saj.” - E si është leja e saj? - pyetën të pranishmit. - “Kur ajo hesht”, - tha Pejgamberi ﷺ. Buhariu shton: “Përkundër kësaj, disa prapë thonë se, nëse një person bën hile me dy dëshmitarë të rrejshëm, për të martuar një grua të ve, gjoja me urdhrin e saj dhe, si rrjedhojë, kadiu e aprovon martesën, edhe pse burri e di se nuk është martuar fare me të, kjo martesë është e lejuar për të, si dhe nuk prish punë që ai të qëndrojë me atë grua.””