“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Amir ibn Sad ibn Vekasi se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e përmendi murtajën dhe tha: “Ajo ka qenë lloj dënimi me të cilin janë ndëshkuar disa popuj, porse një pjesë e saj ka mbetur ende. Prandaj, herë largohet, herë paraqitet. Kështu, kush dëgjon se murtaja ka rënë në ndonjë vend, të mos shkojë aty, e, kush qëllon në ndonjë vend që tanimë ka rënë, të mos largohet prej aty për të ikur prej saj.””