“Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Abdurabih ibn Seidi, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te Mejmunia. Atë natë Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e saj. Mori abdes dhe u ngrit për t'u falur. Unë u pozicionova në të majtë të tij, por ai më zhvendosi djathtas. I fali trembëdhjetë rekate, pastaj fjeti, saqë filloi të gërhiste, - ai gërhiste gjatë gjumit. - Pastaj, i erdhi muezini (për ta thirrur për namaz), e në atë rast doli të falej pa e ripërtërirë abdesin.” Amri ka thënë: “Ia tregova këtë Bukejrit, e më tha: “Kurejbi ma ka treguar këtë.””