“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Disa njerëz panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit (të Ramazanit). Ndërkohë, disa të tjerë e kishin parë atë në dhjetëshen e fundit.” Pejgamberi ﷺ iu tha: “Kërkojeni atë në shtatëshen e fundit.””