“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Haremij ibn Umare, e këtij i ka treguar Kurra ibn Halidi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Kajs ibn Ubadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrija në një ndejë ku ndodhej Sad ibn Maliku dhe Ibn Omeri, aty pranë kaloi Abdullah ibn Selami. Disa thanë: “Ky njeri është banor i Xhenetit. (Shkova pas tij dhe) i thashë: “Disa thanë për ty kështu e kështu.” Ai tha: “Subhanallah (qoftë i lavdëruar Allahu)! Nuk u takon atyre të flasin për diçka që nuk kanë njohuri. Megjithatë, po të tregoj se kam parë një ëndërr: sikur një shtyllë ishte vendosur pingul në një kopsht të gjelbër, në majë të së cilës kishte një nyjë, ndërsa poshtë saj qëndronte një shërbëtor. M'u tha: “Ngjitu!” U ngjita derisa u kapa për nyjë, pastaj këtë ia rrëfeva të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili tha (për mua): “Abdullahu do të vdesë duke qenë i kapur për lidhjen (nyjën) më të fortë.””