“Abdullah ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar Afvin, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të afrohet koha (e Kiametit) , pothuajse të gjitha ëndrrat e besimtarëve janë të vërteta. Ëndrra e besimtarit është një e dyzetegjashta pjesë e pejgamberisë.” Muhamedi thotë: “Edhe unë them të njëjtën gjë!” Ai shton: “Thuhej se ëndrrat ndahen në tri lloje: 1. Ato që kanë të bëjnë me preokupimet e njeriut, 2. Frikësimet nga shejtani dhe 3. Sihariqet nga Allahu. Andaj, kush sheh në ëndërr diçka që e urren, të mos ia tregojë askujt dhe le të çohet e të falet. Urrehej kur dikush shihte në ëndërr prangat në qafë ose në duar, ndërkohë pëlqehej kur dikush shihte në ëndërr prangat në këmbë, e cila shpjegohej si stabilitet në fe.” Këtë e transmeton edhe Katadja, Junusi, Hishami dhe Ebu Hilali nga Ibn Sirini, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Disa, tërë këtë pjesë e futën në hadith. Hadithi i Aufit është më i qartë. Junusi ka thënë: “Mendoj se kjo është fjalë e Pejgamberit ﷺ, që flet për prangat.” Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Vargonjtë janë pranga që vendosen në qafë.””