“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, Abdulhamidi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr se një grua e zezë e flokëshprishur doli nga Medina dhe u vendos në Mehjea, - Xhuhfa e sotme. - E komentova se kjo ishte epidemia e Medinës, që do të bartet atje.””